Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka zbuluar trofeun për Ligën e Konferencës të Europës që fillon në korrik.

"Ne duam t'i bëjmë konkurrimet tona më gjithëpërfshirëse - t'u japim klubeve dhe tifozëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të garojnë për titujt evropianë të nderit. Kjo është arsyeja pse krijuam Ligën e Konferencës të Europës të UEFA-s. Kjo veprimtari është për të gjithë, por veçanërisht për ato klube që normalisht nuk do të kanë një mundësi realiste për të fituar Ligën e Kampioneve të UEFA-s ose Ligën e Europës të UEFA-s."

Lista e klubeve pjesëmarrëse do të përbyllet këtë javë, ndërsa fituesi i parë që do të kurorëzohet majin e ardhshëm.

Liga e Konferencës e Europës do të përfshijë disa klube të niveleve më të ulëta që kanë pasur vështirësi për të kaluar në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

Nga tani deri në vitin 2024, do të ketë 32 skuadra në secilën nga të tre ligat, atë të Kampioneve, të Europës dhe të Konferencës të Europës. (Foto nga VCG)