VCG
Ekipi kombëtar kinez i basketbollit për meshkuj 3x3 "do të tregojë muskujt e vet" në Lojërat Olimpike të Tokios, u shpreh trajneri i këtij ekipi Liu Zhen për agjencinë e lajmeve "Xinhua".
"Tani katër ekipet e kualifikuara (për Lojërat Olimpike të Tokios) janë Serbia, Rusia, Japonia dhe Kina," tha Liu. "Katër të tjerat ndoshta do të jenë skuadra amerikane dhe evropiane. Kjo do të thotë se do të përballemi me sfida të mëdha. Duhet të shfrytëzojmë plotësisht dy muajt e ardhshëm dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet për t'u përgatitur në mënyrë efikase.… Duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe 'të tregojmë muskujt' në skenën olimpike".
Këtë javë u publikua lista me nëntë lojtarë e ekipit. Dy prej tyre, Ding Yanyuhang dhe Hu Jinqiu, janë lojtarë të kampionatit kinez të basketbollit CBA. Sipas trajnerit Liu, të dy janë mjaft të mirë në basketbollin 3x3, por u duhet pak kohë për ta marrë veten nga dëmtimet dhe për t'u përshtatur me ndryshimet midis formateve 3x3 dhe 5x5.(Zhan Dian/Artan)