Portieri legjendar Gianluigi Buffon thotë se do të largohet nga "Juventusi" kur t'i mbarojë kontrata në fund të sezonit, por mund të kalojë në një ekip tjetër nëse merr një ofertë të përshtatshme.
43-vjeçari iu bashkua për herë të parë klubit të Torinos nga "Parma" në vitin 2001 dhe ka qenë atje që nga ajo kohë, me përjashtim të sezonit 2018-19, kur luajti për skuadrën franceze "Paris Saint-Germain".
"E ardhmja ime është e qartë. Këtë vit përfundimisht do ta mbyll përvojën time të gjatë dhe të bukur te 'Juventusi'. Ose do ta lë sportin, ose do të gjej një situatë që më motivon, një përvojë tjetër për t'u marrë parasysh," tha Buffon-i për "beIN Sports".
Buffon-i vlerësohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka fituar me "Juven" 10 tituj në "Serie A" dhe katër trofe të "Kupës së Italisë" , si dhe ka ngritur Kupës e Botës me Italinë në vitin 2006.
Legjenda e portës ka shërbyer si rezervë për Pole Wojciech Szczesny-n që kur u kthye nga Parisi në vitin 2019 dhe ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha veprimtaritë këtë sezon, që nuk ka qenë i mirë për "bardhezinjtë". Ata ndodhen të pestët në "Serie A" kur kanë mbetur edhe tre javë, dhe u eliminuan prej Ligës së Kampioneve nga "Porto" në fazën e një të tetave. (Foto nga VCG)