Foto:VCG

Foto:VCG

Pas kampionatit kombëtar të Kinës që u mbyll në Chengdu të provincës Sichuan gjatë fundjavës, është shpallur përbërja e skuadrës së përkohshme kineze të gjimnastikës për Lojërat Olimpike të Tokios.

Skuadra përbëhet nga 14 gjimnaste dhe 12 gjimnastë. Për të siguruar zgjedhjen e sportistëve më konkurrues, do të zhvillohen edhe dy prova të tjera në qershor e korrik për ekipet e meshkujve e të femrave, sipas qendrës kineze të administrimit të gjimnastikës.

"Për ata që janë mjaft konkurrues dhe të gatshëm për të garuar, dera e ekipit kombëtar do të jetë gjithmonë e hapur," tha kreu i qendrës Miao Zhongyi.