Thomas Bach (Foto; VCG)
Vizita e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në Japoni është shtyrë për shkak të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, thanë të hënën organizatorët e Olimpiadës së Tokios.
“Për shkak të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe situatave të ndryshme me të cilat po përballemi, vizita e presidentit Bach në Japoni, e planifikuar më 17 e 18 maj, është shtyrë. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë gjendjen e pandemisë në Japoni dhe faktorë të tjerë përkatës dhe do të caktojmë një datë tjetër për vizitën e tij në Japoni sa më shpejt,” thanë autoritetet në një deklaratë. (Li Huailiang/Artan)