Foto: VCG
Lojtarët e futbollit të kategorisë së parë të Uruguait filluan të enjten të vaksinohen kundër koronavirusit të ri me një vaksinë të krijuar nga firma farmaceutike kineze "Sinovac" dhe të dhuruar nga kjo kompani për Konfederatën e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).
"Është një moment historik që krijon shumë shpresë dhe gëzim," vuri në dukje nënkryetari i Shoqatës së Futbollit të Uruguait Gaston Tealdi për agjencinë e lajmeve "Xinhua" në pikën e vaksinimit të ngritur në stadiumin "Centenario" në kryeqytetin Montevideo.
Qëllimi është "të mbrohet pjesa më e madhe e sistemit të futbollit dhe të sigurohet garanci [shëndetësore]", theksoi Tealdi.(Artan)