Foto: VCG
Pesëdhjetë mijë doza të vaksinës së COVID-19 të dhuruara nga kompania kineze "Sinovac" për konfederatën e futbollit të Amerikës së Jugut kanë mbërritur në Uruguai.
Organi drejtues rajonal thotë se dozat do të përdoren për të vaksinuar lojtarët përpara Kupës së Amerikës në qershor dhe për turne të tjerë, në përpjekje për të mbrojtur futbollistët.(Artan)