Në një veprimtari përkujtimore për 50-vjetorin e diplomacisë së pingpongut në fundjavë në Pekin, figurat e sportit nga Kina dhe ShBA-ja kanë përshëndetur frymën e diplomacisë së pingpongut dhe janë zotuar të vijojnë trashëgiminë e saj për të promovuar shkëmbimet njerëzore.
"Diplomaci pingpongu" quhen nismat sportive që thyen akullin pas dy dekadash marrëdhëniesh të shkëputura kino-amerikane dhe që përfundimisht çuan në normalizimin e lidhjeve dypalëshe në vitet '70 të shekullit të kaluar.
Në përfundim të Kampionatit të 31-të Botëror në Nagoya të Japonisë, me ftesë të ekipit kinez të pingpongut, ekipi i pingpongut i ShBA-së arriti në Kinë më 10 prill 1971, grupi i parë amerikan që bënte vizitë që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës më 1949.
Ekipi kinez bëri një vizitë kthimi vitin e ardhshëm.
Liu Guoliang, kryetari i Shoqatës Kineze të Pingpongut, tha se ky sport ende luan një rol të rëndësishëm për ta lidhur Kinën me botën në periudhën bashkëkohore:
"Si një fuqi e madhe në pingpong, Kina ka përgjegjësinë për të ndihmuar vendet e tjera të zhvillojnë këtë sport ... Ne jemi duke u përgatitur për Lojërat Olimpike të Tokios, dhe pas pandemisë, do të hapim më shumë kampe trajnimi ndërkombëtare, duke përfshirë ato për adoleshentët. Kjo është ajo që duhet të bëjmë për të promovuar pingpongun në botë."(Artan)