Su Bingtian
Atleti kinez Su Bingtian shënoi kohën 9.98 sekonda, duke fituar garën e vrapimit 100 metra për meshkuj në Zhaoqing të provincën Guangdong në jug të Kinës të shtunën.
Koha e Su renditet e pesta në listën e këtij sezoni në atletikën botërore. Kjo ishte gara e tij e dytë në 100 metra e këtij viti, ndërsa muajin e kaluar arriti kohën 10.05 sekonda në përgatitjet për Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë.
Hera e fundit që Su regjistroi një kohë nën 10 sekonda ishte në gusht 2018, kur ai i përshkoi 100 metrat për 9.92 sekonda, duke marrë medaljen e artë në Lojërat Aziatike në Xhakartë të Indonezisë.
31-vjeçari mban bashkërisht rekordin aziatik të 100 m për meshkuj me 9.91 sekonda.
Në garën në Zhaoqing shoku i tij i ekipit kombëtar, Xie Zhenye, i cili e ka rezultatin më të mirë vetjak 9.97 sekonda, përfundoi i dyti me 10.16, i ndjekur nga Liang Jinsheng me 10.38.(Artan)