![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210422/087bd420-c5b5-4656-a09e-d5145c639619.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Qeveria japoneze po përgatitet të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme për Tokion dhe dy rajone të tjera, për shkak të pandemisë Covid-19, tre muaj para Lojërave Olimpike.
Sipas mediave lokale, autoritetet japoneze po konsiderojnë një shtrëngim të masave antivirus për prefekturat e Tokios, Osakas dhe Hyogo, në përgjigje të alarmit të ngritur nga ekspertët se variantet e reja të Covid-19 po shtojnë numrat e pandemisë dhe po vendosin presion mbi sistemin shëndetësor, shkruan “Ansa”. (Elona)







