[Foto nga VCG]
Super Liga e Kinës (CSL) ka vendosur të sigurojë 5000 bileta më shumë për shitje për hapjen e sezonit 2021 për të kënaqur nevojat e tifozëve, shkruan “Xinhua”.
Shitja e biletave për hapjen e sezonit, i cili do të luhet mes Guangzhou FC dhe Guangzhou City të martën, ka shkuar papritur mirë, tha media zyrtare e CSL, “Weibo”.
"Biletat e disa kategorive u shitën brenda dy ditësh pasi u hapën kanalet e shitjes. Ne do të shtojmë pesë mijë bileta të tjera për shitje", -njoftoi CSL.
Rreth 30.000 tifozë do të lejohen të hyjnë në stadiumin “Guangzhou Tianhe” për të parë derbin e parë Guangzhou të sezonit të ri. (Fatosi)