[Foto nga VCG]
Dymbëdhjetë klubet kryesore të futbollit evropian, duke përfshirë gjashtë skuadra angleze të Premier League, kanë njoftuar të bashkohen në një Super League të re Evropiane, pavarësisht nga dënimi nga UEFA dhe organet e tjera drejtuese të futbollit më herët të dielën, njofton “Xinhua”.
Manchester United, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham të Premier League, së bashku me Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid të Spanjës si dhe AC Milan, Inter Milan dhe Juventus të Italisë të gjithë ranë dakord të bashkohen me Super League e Evropës, një konkurs i ri që do të zhvillohet në mes të javës i themeluar nga 12 klubet.
Liga është planifikuar të përfshijë 20 klube, duke filluar në gusht me dy grupe me dhjetë skuadra dhe duke luajtur ndeshjet në shtëpi dhe jashtë tyre. Gjashtë më të mirët në secilin grup automatikisht kualifikohen për çerekfinale.
Ekipet që përfundojnë në vend të katërt dhe të pestën do të garojnë më pas në një play-off për pozicionet e mbetura të çerekfinales. Një format nokauti do të përdoret për të arritur në finale në fund të majit, i cili do të vihet në skenë si një ndeshje e vetme në një vend neutral.
Disa orë para njoftimit, UEFA lëshoi një deklaratë duke dënuar planin paraprakisht, duke përsëritur se ata dhe organet drejtuese të futbollit të Anglisë, Italisë dhe Spanjës do të qëndrojnë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që është themeluar mbi interesin vetjak të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë .
Organi qeverisës evropian i futbollit tha se do të marrë në konsideratë të gjitha masat në dispozicion për të parandaluar zhvillimin e ligës. Ai gjithashtu këmbënguli që klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në ndonjë konkurs tjetër në nivel vendas, evropian ose ndërkombëtar dhe lojtarëve të tyre mund t'u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare. (Fatosi)