![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210419/12b23c02-6f0d-436b-a2f3-d89bb72a93ed.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Futbollisti i famshëm argjentinas Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren e "Barcelonës" në finalen e së shtunës në Kupës së Mbretit ndaj "Athletic" të Bilbaos 4 me 0, duke e marrë këtë trofe për herë të 31-të dhe duke e shtuar kështu rekordin e vet.
Antoine Griezmann e kaloi "Barçën" në epërsi, duke e shndërruar në gol një krosim nga Frenkie de Jong, i cili e dyfishoi epërsinë e katalonjasve tre minuta më vonë.
![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210419/871e7204-ce19-4781-b322-dded8fe220ab.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Messi pësoi disa ndërhyrje të ashpra nga lojtarët e "Athletic"-ut, por e mori harkun me një gol të shkëlqyer në minutën e 68-të, duke e thyer mbrojtjen e "Athletic"-ut në krahun e djathtë dhe duke kombinuar me De Jong-un para se të kalonte një tjetër mbrojtës e ta fuste topin në rrjetë.
Kapiteni i "Barçës" shënoi përsëri katër minuta më vonë, kur e çoi në cepin e poshtëm të portës një top të krosuar ulët nga Jordi Alba.
Në Britani, skuadra e "Chelsea"-t mundi të shtunën "Manchester City" 1-0, duke kaluar në finalen e muajit tjetër të Kupës FA, falë një goli nga Hakim Ziyech, dhe duke vijuar kështu paraqitjen e mirë qysh kur Thomas Tuchel mori detyrën e trajnerit të "bluve" në janar.
![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210419/0acae167-9083-435e-99b0-cff456ba8e06.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Ndërsa ëndrra e trajnerit të "Manchester City"-t Pep Guardiola, i cili bëri tetë ndryshime në formacionin e skuadrës që mundi "Borussia" Dortmundin në Ligën e Kampioneve në mesjavë, për fitoren si kurrë më parë të katër titujve në një sezon, mori fund.
"Chelsea", tetë herë fituesi i Kupës FA, do të përballet më 15 maj me "Leicester City", i cili mundi të dielën në gjysmëfinale "Southampton". Kjo do të jetë finalja e katërt e londinezëve në pesë sezonet e fundit të kësaj kupe. (Li Huailiang/ Artan)







