[Foto nga VCG]
"Liverpool"-i humbi një numër rastesh të mira, ndërsa "Real" Madridi mbajti barazimin 0-0 në "Anfield", duke kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Mohamed Salah dhe Georginio Wijnaldum humbën shumë mundësi të mira për të përsëritur përmbysjen e jashtëzakonshme 3-0, duke mposhtur "Barcelonën" me rezultat të përgjithshëm 4-3 në fazën gjysmëfinale dy vjet më parë.
"Reali" nuk ishte në formën e vet më të mirë, por arriti të sigurojë përplasjen në gjysmëfinale me "Chelsea"-n, duke e shtuar në 14 numrin e ndeshjeve radhas në të gjitha veprimtaritë ku ka mbetur i pamposhtur.
Klopp çuditërisht përsëriti vendimin e tij të ndeshjes së parë për ta lënë Thiago Alcantara-n në stol, ndërsa vendin e spanjollit në mesfushë këtë herë e zuri James Milner.
"Reali" vijon kështu garën për të fituar kurorën e 14-të të kampionit të Evropës.
Nga ana tjetër, "Manchester City" arriti një fitore 2-1 me "Borussia" Dortmundin, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Kryesuesit e "Premier League"-s do të gjenden në gjysmëfinale kundër "Paris Saint-Germain".