[Foto nga VCG]
Zyrtarë japonezë bënë të ditur se anulimi i Lojërave Olimpike të Tokios mbetet një opsion, nëse pandemia e koronavirusit vazhdon të përkeqësohet, shkruan “The Guardian”.
Pandemia nuk tregon shenja ngadalësimi në disa pjesë të botës, ndërsa ekspertët në Japoni kanë paralajmëruar se vendi ka hyrë në një valë të katërt të infeksioneve Covid-19 të drejtuar nga variante mutante të virusit.
Asnjë spektator i huaj nuk do të lejohet të marrë pjesë në ngjarjet olimpike dhe vendimi për pasur publik në eventet sportive pritet të merret më vonë gjatë muajit.
Opinioni publik në vendin pritës është plotësisht kundër Lojërave, me një sondazh të fundit që tregon se 39.2% e të anketuarve mendojnë se duhet të anulohen, 32.8% që të shtyhen sërish, një veprim që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka bërë të ditur se është i parealizueshëm. (Irma)