[Foto nga VCG]
Për të shënuar mbetjen e 100 ditëve nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach festoi në orën zyrtare të numërimit mbrapsht të "Tokio 2020" në "kryeqytetin olimpik", Lozanë të Zvicrës, të mërkurën.
"Tani numërimi i vërtetë mbrapsht ka filluar dhe, po të flasim nga prizmi i një atleti, është xhiroja e fundit. Pra, duhet të bëhemi gati për sprintin përfundimtar në lidhje me organizimin, por edhe në lidhje me sportistët, dhe tani të tërë kanë një vizion të qartë," u shpreh ai.
[Foto nga VCG]
Ndërkaq në Japoni, Komiteti Organizator i Tokios zbuloi një monument të maskotëve të tij gjatë një ceremonie për numërimin mbrapsht të 100 ditëve.
Guvernatorja e Tokios Yuriko Koike thotë se qyteti është gati të organizojë olimpiadën:
"Ne do ta fitojmë luftën kundër koronavirusit e do t'i zhvillojmë Lojërat Olimpike 2020, dhe do ta bëjmë këtë bashkë me të gjithë ju. Do të doja të vazhdoja të ecja përpara për ta arritur një gjë të tillë."
Organizatorët dhe KON-i kanë ushtruar trysni për t'i mbajtur Lojërat Olimpike me gjithë rritjen e rasteve të COVID-19 dhe kundërshtimin e pjesës dërrmuese të publikut në Japoni për mbajtjen e olimpiadës.
Një sondazh i fundit tregoi që 70 për qind e japonezëve duan që Lojërat Olimpike të anulohen ose të shtyhen. (Artan)