[Foto nga VCG]
Autoritetet shëndetësore japoneze janë të shqetësuar se variantet e koronavirusit po çojnë drejt një vale të katërt të pandemisë në vend, me vetëm 109 ditë të mbetura deri në Lojërat Olimpike të Tokios.
Variantet duket se janë më infektive dhe mund të jenë rezistente ndaj vaksinave, të cilat ende nuk janë gjerësisht të disponueshme në Japoni, shkruan “The Guardian”.
[Foto nga VCG]
Situata më e rëndë paraqitet në Osaka, ku infeksionet shënuan rekorde të reja javën e kaluar, duke bërë që qeveria rajonale të fillojë masat e bllokimit për një muaj, duke nisur prej së hënës.
“Një mutacion i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Britani ka zënë vend në rajonin e Osaka, duke u përhapur më shpejt dhe duke mbushur spitalet me raste më serioze sesa virusi origjinal”, -deklaroi Koji Wada, këshilltar i qeverisë për pandeminë, i cili shtoi se vala e katërt do të jetë më e rëndë. (Irma)