Gjysmëmaratona e Pekinit në 2018 (Foto: VCG)
Gjysmëmaratona e Pekinit, e anuluar fillimisht për shkak të pandemisë së COVID-19, do të rinisë më 24 prill.
Gara, 21 kilometra e gjatë, do të nisë nga sheshi "Tiananmen" e do të përfundojë në Parkun Olimpik, ndërsa numri i pjesëmarrësve do të kufizohet në 10 mijë veta.
Regjistrimi filloi të martën dhe do të zgjasë deri më 4 prill.
Pjesëmarrësve u duhet një testim negativ për COVID-19 përpara se të marrin pjesë në këtë veprimtari vrapimi.