foto nga VCG
Në kryeqytetin e Suedisë Stokholm u mbyll të shtunën Kampionati Botëror i Patinazhit Artistik.
Kina ka qenë tradicionalisht e fortë në patinazhin në dyshe. Këtë herë ajo siguroi dy vende në disiplinën e çifteve, pasi dy herë kampionët e botës Sui Wenjing dhe Han Cong u rikthyen fuqimisht në garën e tyre të parë në më shumë se një vit me një medalje argjendi, së bashku me medalistët e turneut të "Katër kontinenteve" Peng Chang dhe Jin Yang, të cilët dolën të pestët.
"Ky është një fillim i mirë për ne. Plani ynë për këtë vit ishte të rimëkëmbeshim," citon "Olympic Channel" Han Cong-un. "Ne donim të forcoheshim fizikisht që të mund të konkurronim për Olimpiadën Dimërore."
Krahasuar me paraqitjen e patinatorëve në çift, për meshkuj patinatori më i mirë kinez, ish-medalisti i botës Jin Boyang, nuk arriti të vijonte formën e tij të mirë të treguar në Kupën e Kinës në nëntor, duke u renditur i 22-ti, ndërsa shoku i tij i ekipit Yan Han përfundoi i 13-ti. Ata fituan 29 pikë, një pikë larg nga sigurimi i një vendi të dytë për meshkuj për "Pekin 2022".
foto nga VCG
Për femra, ylli i ri Chen Hongyi bëri një paraqitje të mirë në të dy garat ku mori pjesë dhe përfundoi në vendin e 21-të në një konkurrencë të fortë. Ajo siguroi një vend për Kinën në Olimpiadën Dimërore të Pekinit 2022.
Dy yjet e tjera në ngjitje të kërcimit në akull të Kinës, Wang Shiyue dhe Liu Xinyu, e përmirësuan rezultatin e tyre, duke dalë në vend të 13-të e duke siguruar edhe ato një vend në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm.