Foto nga VCG
“Logoja, maskotat, piktogramet sportive, pishtari dhe të gjitha modelet e tjera kryesore për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Pekin 2022 ndërthuren në përsosmëri dhe gjithashtu kanë të përbashkët një angazhim për të shfaqur bukurinë e kulturës tradicionale kineze dhe risitë moderne në këtë fushë”, -deklaroi Gao Tian, zv.drejtor i departamentit të kulturës dhe ceremonive të Komitetit Organizativ të Pekinit për Olimpiadëb Dimërore 2022, citon “Xinhua”.
Olimpiadat janë një platformë ideale për komunikimin dhe integrimin mes kulturave të ndryshme, ndërsa piktogramet e sportit janë interpretimi dhe shprehja grafike e eventeve sportive.
Sipas Gao, Pekin 2022 synon të bëjë bashkë atletë të disiplinave në dëborë dhe akull nga e gjithë bota dhe realizimi i piktogrameve ka një domethënie tepër speciale, që shkon përtej fjalëve dhe gjuhës. (Irma)