Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gareth Bale thotë se planifikon të kthehet te "Reali" i Madridit sezonin e ardhshëm pas huazimit të tij për një sezon te "Tottenham"-i.

"Arsyeja kryesore që erdha te 'Spurs' këtë vit ishte, pa dyshim, që doja të luaja futboll para së gjithash, por në prag të Europianit, doja të isha i përgatitur. Kështu që plani origjinal ishte vetëm të bëja një sezon te 'Spurs'. Pas Europianit, kam ende një vit te 'Reali' i Madridit dhe plani im është të kthehem. Kjo është ajo që kam planifikuar deri tani, të jem i sinqertë."

Bale fillimisht pati probleme të gjendjes fizike me "Tottenham"-in, por luajti rregullisht javët e fundit.

Ai ka shënuar 10 gola në të gjitha ndeshjet për ekipin e "Premier League"-s këtë sezon.

Bale do të jetë kapiteniti i ekipit të Uellsit në Kampionatin Evropian në qershor.