foto nga VCG
Stafeta e pishtarit të Lojërave Olimpike të Tokios, të shtyra për më 23 korrik, do të nisë më 25 mars.
Stafeta do të fillojë nga prefektura e Fukushimës, teksa kërkohet distancimi shoqëror, mbajtja e maskave dhe kufizimi i turmave, të cilave nuk u lejohet të brohorasin.
foto nga VCG
Banorët janë të kujdesshëm ndaj pandemisë, por sidoqoftë po e presin me padurim stafetën.
"Gjatë COVID-19, njerëzit janë mbërthyer në shtëpi dhe po stresohen, por ndërsa moti po ngrohet, ata po presin sportet dhe veprimtaritë. Njerëzit janë entuziastë dhe lulet kanë filluar të çelin. Mezi po pres," tha një prej tyre.
foto nga VCG
Ndërsa një tjetër u shpreh: "Kur dëgjova se po fillonte në Fukushima, më ngjau vërtet si Olimpiada e përtëritjes dhe u lumturova."
Flaka Olimpike do të bartet nëpër 47 prefekturat e Japonisë nga 10 mijë vrapues.
foto nga VCG
I pari prej tyre do të jetë Norio Sasaki, trajneri i ekipit japonez të femrave që fitoi Kupën e Botës në futboll në vitin 2011. Kurse kapitenia e ekipit Homare Sawa nuk do të marrë pjesë për arsye shëndetësore.
Nëse shfaqen raste të COVID-19 dhe nëse ka vonesa gjatë stafetës së pishtarit, kjo mund të tregojë pamundësinë e zhvillimit të Lojërave Olimpike.