Foto nga VCG
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Kuqezinjtë do të luajnë në Andorra më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos.
Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para takimit me Andorrën. Ai e cilëson takimin e si duelin më të rëndësishëm dhe kërkon nga skuadra që të japë maksimumin.
Reja bëri edhe një thirrje për qeverinë që të pranojë kërkesën e FSHF-së për lejimin e 30% të tifozëve në stadium ndaj Anglisë, pasi distanca fizike mund të ruhet shumë lehtë dhe risqet për përhapjen e virusit janë inekzistente. (Fatosi)