Foto nga VCG
Asnjë turist i huaj nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Japoni gjatë Olimpiadës për shkak të emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi. Kjo u vendos në dy takime të ndara nga grupi i përbërë nga presidenti i komitetit organizues, Seiko Hashimoto, ministri i Sportit që përfaqëson qeverinë, Tamayo Marukawa dhe guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, si dhe në një takim tjetër online me presidentin e Komitetit Olimpik (IOC), Thomas Bach dhe të Komitetit Paraolimpik (Ipc), Andrew Parsons, përcjell “Ansa”.
“Bashkohemi me zhgënjimin e tifozëve olimpikë në të gjithë botën dhe natyrisht familjeve dhe miqve të atletëve, të cilët po planifikonin të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike. Më vjen keq. E dimë se kjo është një sakrificë e madhe për të gjithë”, -deklaroi presidenti i IOC, Thomas Bach. (Irma)