foto nga VCG
Drejtori krijues i Olimpiadës së Tokios Hiroshi Sasaki ka dhënë dorëheqjen pas komenteve të papërshtatshme për një aktore humori japoneze.
Raportet thonë se vitin e kaluar Sasaki u tha anëtarëve të stafit të planifikimit se aktorja e humorit Naomi Watanabe mund të interpretojë në ceremoni si një "Olimpig", një lojë me fjalën "Olimpik".
Watanabe është një grua me trup të madh dhe shumë e famshme në Japoni.
Presidentja e "Tokio 2020" Seiko Hashimoto tha se "u trondit" kur e mori vesh një gjë të tillë:
"E pashë titullin e artikullit dhe u trondita vërtet. Komentet e tij ishin të papërshtatshme dhe është shumë për të ardhur keq. Ndërsa komiteti ka theksuar se barazia gjinore është një nga politikat më të rëndësishme, ne kemi vendosur ta pranojmë dorëheqjen e tij."
Sasaki ishte përgjegjës për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të Lojërave Olimpike.
Kjo është një tjetër pengesë për lojërat e shtyra dhe një tjetër incident që përfshin komentet për gratë.
Lojërat Olimpike që do të hapen pas pak më shumë se katër muajsh, janë goditur nga pandemia, kostot rekord dhe skandalet e shumta.