foto nga Visual People
Organizatorët e "Tokio 2020" u bënë thirrje të martën shikuesve që do të qëndrojnë në atë të rrugës për të parë stafetën e pishtarit olimpik, që të mbajnë maska dhe të zbatojnë distancimin social për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ata gjithashtu thanë që stafi i stafetës së pishtarit duhet të testohet për koronavirusin para se të niset nga Tokio.
Stafeta 121-ditore e pishtarit të Lojërave Olimpike të vitit 2020, të shtyra për këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19, është planifikuar të fillojë më 25 mars në qendrën e trajnimit "J-Village" në Fukushima.
foto nga VCG
"Njerëzit mund të shikojnë në anë të rrugës, por kur ta bëjnë këtë do të dëshironim që ata të praktikonin distancimin dhe të shmangnin turmat. Ne duam të garantojmë një stafetë pishtari të sigurt jo vetëm për vrapuesit, por edhe për banorët vendorë që e mirëpresin atë," tha Toshiro Muto, kryeekzekutivi i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të Tokios në një konferencë shtypi.
Olimpiada e Tokios do të mbahet nga 23 korrik deri më 8 gusht, e pasuar nga Paralimpiada nga 24 gusht deri më 5 shtator të këtij viti.