Komiteti Olimpik Kinez ka ofruar vaksina shtesë për pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike Verore të Tokios këtë vit dhe ata në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit vitin e ardhshëm, deklaroi të enjten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në një mbledhje virtuale.
"Komiteti Olimpik Kinez është i gatshëm të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të siguruar vaksina shtesë, qoftë nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë ose duke ua dhënë drejtpërdrejt vendeve pjesëmarrëse që kanë marrëveshje për përdorimin e vaksinave kineze", tha Bach-u, duke shtuar se KON-i do të paguajë për këto vaksina jo vetëm për ekipet olimpike, por edhe ato paralimpike.
Foto nga VCG
Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve olimpike janë vaksinuar sipas udhëzimit kombëtar të vaksinimit.
Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, që u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19, pritet të organizohen sivjet nga 23 korriku deri më 8 gusht, por shikuesit e huaj mund të mungojnë në to për shkak të shqetësimeve për përhapjen e virusit.
Lojërat Olimpike Dimërore e Pekinit parashikohet të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt të vitit tjetër. (Zhang Yan)