Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inter Milan, klubi italian i futbollit në pronësi të gjigantëve kinezë të shitjes me pakicë “Suning”, lidhi një marrëveshje të martën me “Riello”, një markë e njohur italiane në produktet e ngrohjes, për të hyrë së bashku në tregun kinez, bën të ditur “Xinhua”.

Të dyja palët do të shesin soba të montuara në mur të bëra me porosi nga “Riello”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të sistemeve të ngrohjes në botë, me elemente të markës “Inter”.

Klubi i profilit të lartë u raportua të dilte në shitje, por "Suning” ka konfirmuar angazhimin për mbështetjen e vazhdueshme financiare të klubit.

“Suning” do të përdorë avantazhet e veta të kanaleve të shitjes me pakicë për të promovuar produktet e ngrohjes pasi më shumë klientë kinezë vlerësojnë cilësinë e jetës në shtëpi”, -tha Wu Dingjian, nënkryetar i Suning.com.

Sipas “Suning”, Inter Milan ka një total prej gati 395 milionë tifozësh në të gjithë botën, duke përfshirë 120 milionë tifozë në Kinë. (Elona)