Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zona e garimit Yanqing, e cila do të presë disa gara të planifikuara për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, do të hyjë në fazën operacionale të Olimpiadës në tetor, siç konfirmohet nga autoritetet lokale kineze, citon “Xinhua”.

Një sërë provash u përfunduan me sukses në shkurt në dy vendet e garës të ndërtuara në Yanqing: Qendra Kombëtare e Rrëshqitjes dhe Qendra Kombëtare e Skijimit Alpin.

Sipas autoriteteve lokale, punimet në zonën e garimit kanë vazhduar në mënyrë të qëndrueshme. Fshati Olimpik Dimëror Yanqing praktikisht ka përfunduar dhe hekurudha me shpejtësi të lartë midis Pekinit dhe Zhangjiakou dhe autostrada midis kryeqytetit kinez dhe Chongli tashmë janë hapur për trafikun.

Operacionet e restaurimit ekologjik në zonën e garimit kanë përfunduar në masën 95%, ndërsa ka përfunduar tashmë dhe Parku pyjor Olimpik Dimëror. (Elona)