Foto nga VCG
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), Andrew Parsons, vlerësoi punën përgatitore dhe angazhimin për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022 gjatë një interviste për “Xinhua”.
"Unë jam shumë i sigurt se ajo që do të shohim në rreth një vit do të habisë dhe mahnitë të gjithë botën", -tha Parsons. "Unë mendoj se Paraolimpiadat e Pekinit 2022 do të mbahen siç është planifikuar".
Me rreth një vit kohë, një program i përshtatur i provës për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022 filloi mirë në shkurt me masa të rrepta anti-Covid në vend. Parsons ishte shumë pozitiv në lidhje me përgatitjet për Pekin 2022 dhe masat e parandalimit dhe kontrollit të virusit që u morën.
"Ne po ndjekim atë që po bëjnë autoritetet në Kinë kur bëhet fjalë për kundërmasat kundër Covid-19 që nga fillimi i krizës", -tha Parsons.
Shefi i IPC gjithashtu pranoi përpjekjen dhe përparimin e Kinës në promovimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara, duke rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje sociale në një nivel global. (Elona)