Foto nga VCG
Futbollisti legjendar brazilian Pele tha se është vaksinuar kundër COVID-19, rreth 6 javë pasi Brazili filloi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas njoftimeve, 80-vjeçari bëri vaksinën e prodhuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac”.
Ai e përshkroi vaksinimin si “të paharrueshëm” dhe bëri thirrje për bashkëpunim për t'i dhënë fund sa më shpejt pandemisë.
Pele është i vetmi lojtar në botë që ka fituar tre herë Kupën e Botës në futboll dhe konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë.
Foto nga VCG
Ai dhe futbollisti legjendar argjentinas Diego Maradona kanë marrë bashkërisht çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë në shekullin e 20-të. (Li Huailiang/ Artan)