Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e "Juventusit" 3-0 ndaj "Krotones" së fundit të renditjes në kampionatin italian të futbollit "Serie A" të hënën, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes.
"Zonja e vjetër" ishte pak e ngadaltë në fillimin e ndeshjes, por ylli portugez e ndryshoi situatën në minutën e 38-të, duke e çuar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Andrea Pirlo.
Në shtesën e pjesës së parë Ronaldo shënoi përsëri, duke u kthyer përsëri në vendin e parë të golashënuesve të kampionatit me 18 gola, një më shumë se Romelu Lukaku i“Interit".
36-vjeçari portugez kishte raste për një gol të tretë, por ishte Weston McKennie ai që shënoi në minutën e 66-të.
Fitorja e parë në katër ndeshje në të gjitha veprimtaritë i ngjiti "juventinët" nga vendi i gjashtë në të tretin, me 45 pikë, tetë më pak se "zikaltrit" e "Interit". (Fang Xiaoyu/Artan/foto nga VCG)
-