Foto nga VCG
Trajneri kryesor i Kinës, Li Tie u ka bërë thirrje futbollistëve të rinj të vendit që të shkojnë në Evropë dhe të mësojnë sekretet e lojës. Duke shërbyer si një ekspert televiziv për ndeshjen e Premier League angleze midis Liverpool dhe Everton të shtunën, Li këshilloi lojtarët e rinj kinezë të kapnin mundësinë për të shkuar për të luajtur në Evropë.
"Tani, Japonia dhe Koreja e Jugut mund të formojnë ekipet e tyre kombëtare me të gjithë lojtarët me bazë në Evropë dhe ne kemi vetëm një lojtar, Wu Lei, që luan në Evropë", -tha ish-mesfushori i Everton.
Wu, 29 vjeç, tani po luan me klubin spanjoll të nivelit të dytë Espanyol.
"Ne duhet të inkurajojmë lojtarët e rinj të kapin çdo mundësi për të shkuar për të luajtur në Evropë", -tha Li.
Li u bashkua me Everton në vitin 2002 përpara se të transferohej në Sheffield United më 2006-n. Ai u kthye në Kinë në vitin 2008. (Fatosi)