Departamenti kompetent i Ministrisë kineze të Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore paraqiti kriteret e vendosura për kualifikimin profesional të lojtarëve të e-Sports dhe 6 profesioneve të tjera të reja që sapo janë shfaqur në tregun kinez.
Standardet e parashikuara për lojtarët e e-Sports sqarojnë aktivitetet profesionale dhe nivelet e aftësive të nevojshme për profesionistët në sektor të cilët, sipas ministrisë kineze, duhet të kontribuojnë në thellimin e trajnimit profesional dhe vlerësimit të njohurive në këtë fushë, shkruan “Xinhua”.
e-Sports i referohet konkurseve të organizuara me shumë lojëravideo, një industri që ka nxitur vrull të ri në industrinë kineze të lojërave. Sipas një raporti të lëshuar nga Komiteti i Operacioneve të Lirimit të Lojërave dhe Instituti i Kërkimit për Zhvillimin e Industrisë së Lojërave në Kinë, numri i lojtarëve aktivë të e-Sports në të gjithë vendin vitin e kaluar u rrit me 9. 65% në bazë vjetore, duke arritur ne 488 milionë.
Kriteret e tjera të vendosura për kualifikimin në profesione të reja kanë të bëjnë me pozicione të ndryshme si menaxherët e operacioneve përgjatë zinxhirëve të furnizimit, ekspertët për të vlerësuar format e aftësisë së kufizuar te të moshuarit, ndihmësit e tranzitit hekurudhor urban dhe operatorët detarë të bravave dhe ngritësve. Që nga viti 2019, Kina ka njohur 38 profesione të reja dhe ka prezantuar standarde zyrtare për kualifikimin profesional të 9 profesionistëve të rinj. (Irma)