Prefektura japoneze Shimane mund të anulojë aktivitetet për kalimin e pishtarit olimpik, në përgatitje të Lojërave, nëse emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi nuk përmirësohet në Tokio.
Lajmin e dha guvernatori i rajonit në veri-perëndim të kryeqytetit, Tatsuya Maruyama, shkruan “Ansa”.
Maruyama e njoftoi vendimin e tij në një takim me komitetin përgjegjës për planifikimin e rrugës së flakës olimpike, e cila është planifikuar të fillojë më 25 mars nga qendra sportive J-Village në Fukushima dhe më pas të zbarkojë në Shimane në maj.
Megjithatë, guvernatori tha se ai ishte i kënaqur me masat e marra nga qeveria qendrore për të përmbajtur përhapjen e Covid-19. Olimpiada pritet të zhvillohet mes 23 korrikut dhe 8 gushtit. (Elona)