Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Diplomatët nga mbi 30 vende në Kinë vizituan vendin e Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Zhangjiakou gjatë fundjavës, me ftesë të Ministrisë së Jashtme kineze dhe Komitetit Organizator për Lojërat të Pekinit.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Ka mbetur më pak se një vit nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Me gjithë pandeminë e COVID-19, puna përgatitore për Lojërat është në rrugë të mbarë, pa asnjë pengesë kryesore.
Foto nga Xinhua
Muajin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping bëri vizita në objektet olimpike në Pekin dhe Zhangjiakou, qytetet pritëse të olimpiadës dimërore 2022, dhe përshëndeti përpjekjet e bëra nga organizatorët. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach në një mesazh të fundit gjithashtu shprehu besimin se Lojërat do të ishin të suksesshme.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm Kinez Wang Yi zhvilloi bisedime me diplomatët e huaj pas vizitës së tyre dyditore. Ai theksoi se Kina dëshiron të organizojë një Olimpiadë "të gjelbër, gjithëpërfshirëse, të hapur dhe transparente".
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Ai shprehu shpresën se Lojërat Olimpike do të shërbejnë si një "urë" midis kulturave e qytetërimeve të ndryshme dhe do të çojë në të ardhme më të mirë të një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Wang gjithashtu ftoi njerëzit nga e gjithë bota të marrin pjesë në veprimtarinë më të rëndësishme të sporteve dimërore.(Artan)