"Bajerni" i Mynihut është në rrugën e duhur për të fituar gjashtë tituj historikë në një vit pas fitores 2-0 ndaj ekipit egjiptian "Al Ahli" në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të Klubeve në futboll.

Të dy golat për ekipin legjendar gjerman u shënuan nga Robert Lewandowski.

"Bajerni" do të përballet me skuadrën meksikane "Tigres" në finale të enjten.

Skuadra e Hansi Flikut fitoi titullin kampion të "Bundesligës", Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar, ndërsa këtyre trofeve u kanë shtuar Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e UEFA-s.