Izmir Smajlaj rikthehet në mënyrë triumfuese në garat e atletikës pas një mungese 6 mujore për shkak dëmtimi.
Atleti shkodran, mori pjesë në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës në Salla të Mbyllura që ishte edhe evenimenti i parë për vitin 2021, ku ai shkëlqeu teksa fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit së larti me 7.90 m, shkruan “Top Channel”.
Smajlaj shprehu gëzimin e këtij suksesi në rrjetet sociale, ku ndër të tjerat bëri falënderimet e tij për ata që i qëndruan pranë. Një urim kampioni shqiptar i kërcimit së larti e mori edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar. (Irma)