Foto nga VCG
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach bëri thirrje të mërkurën për “durim” mbi Lojërat Olimpike të Tokios, duke folur për çështjen nëse mund të zhvillohet olimpiada nëse vazhdon pandemia e koronavirusit.
Megjithëse një pjesë e madhe e Japonisë është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të valës së tretë të infeksionit, Bach-u tha se të gjitha palët e interesuara janë të përkushtuara për të vijuar sipas planit me Lojërat, që pritet të hapen më 23 korrik pasi u shtynë për një vit për shkak të koronavirusit.
Presidenti i KON-it tha se çdo spekulim nuk është i dobishëm, duke përfshirë fjalët për shtyrje ose anulim.
“Po humbim kohë e energji me spekulimet,” theksoi Bach-u në një videokonferencë shtypi pas mbledhjes së parë këtë vit të bordit ekzekutiv të KON-it. (Li Huailiang/ Artan)