Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u ka kërkuar pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Vaksinat janë një nga mjetet e shumta në dispozicion, për t’u përdorur në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. KON-i vazhdon të mbështesë fuqimisht përparësinë e vaksinimit të grupeve të prekshme, infermierëve, mjekëve dhe të gjithëve atyre që ruajnë sigurinë e shoqërive tona", thuhet në një njoftim për shtypin të publikuar të martën.
“Në kohën kur vaksinimet janë bërë të disponueshme për një publik më të gjerë, KON-i bën thirrje që ekipet olimpike dhe paralimpike të vaksinohen, duke pasur parasysh rolin e tyre si ambasadorë të komiteteve olimpike kombëtare të vendeve të tyre dhe rolin e sportit 'si një kontribues për shëndetin dhe mirëqenien e individëve dhe komuniteteve'," sipas deklaratës së KON-it.
Përveç kësaj, KON-i tha se janë hartuar kundërmasa për COVID-19, të cilat përfshijnë procedurat e imigracionit, karantinën, testimin, pajisjet e mbrojtjes personale, gjurmimin e kontakteve dhe vaksinimet. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)