Ndërsa mbetet pak më shumë se një vit nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, stadiumet olimpike kanë pasur transformime mahnitëse.
Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 përfshijnë 25 vende konkurrimi dhe jokonkurrimi në tre zona: Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou.
Në Pekin shumica e stadiumeve janë trashëgimi nga Lojërat Olimpike Verore të vitit 2008, dhe Stadiumi Kombëtar i Patinazhit të Shpejtë është i vetmi i ndërtuar i ri për sportet në akull.
Në distriktin Yanqing në periferi të Pekinit do të organizohen 20 gara në skitë alpine dhe tre disiplina të slitës.
Zona e konkurrimit në Zhangjiakou, në distriktin Chongli të këtij qyteti, do të presë 50 gara nga gjashtë disiplina. (Fang Xiaoyu/Artan)