Yan Bingtao nga Kina mposhti skocezin John Higgins 10-8, duke u bërë kampioni më i ri i turneut të snukerit "Masters" në 26 vjet.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë e 20-vjeçarit në këtë veprimtari. Ai është një vit më i madh se Ronnie O'Sullivan kur mundi Higgins-in, duke fituar titullin e parë "Master" në vitin 1995. Yan bëhet kështu lojtari i dytë nga Kina që fiton titullin e "Kurorës së trefishtë" pas Ding Junhui-t. Ky ishte trofeu i parë i madh i numrit 11 në botë, që fitoi sezonin e kaluar turneun "Riga Open".
Pas disavantazhit 5-3 dhe 7-5, Yan kryesoi 8-7 dhe, pas barazimit të Higgins-it, snukeristi kinez vazhdoi të triumfojë, duke i mohuar kundërshtarit 45-vjeçar një titull të tretë "Masters".
Për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, kjo ishte finalja e parë e "Masters" pa shikues në historinë e kësaj veprimtarie. (Artan/Fani)