Foto nga CFP
Kryeqyteti kinez ka shtuar përgatitjet për lojërat olimpike dhe paralimpike dimërore të vitit 2022.
Në korrik 2015, Pekini, së bashku me qytetin fqinj Zhangjiakou në provincën Hebei të Kinës Veriore, u zgjodhën si organizatorë të Olimpiadës së 24-t Dimërore dhe të Paralimpiadës së 13-të Dimërore. Pekini, që do të bëhet kështu qyteti i parë në botë që organizon si Lojërat Olimpike Verore, ashtu edhe ato Dimërore, nuk i ka kurseyr përpjekjet për të promovuar sportet dimërore, veçanërisht midis të rinjve. Nisma për të nxitur sportet dimërore në shkolla është pjesë e projektit kombëtar që synon "angazhimin e 300 milionë vetave në sportet e akullit dhe dëborës" dhe angazhimin ndaj frymës olimpike.
Sipas organizatorëve, për Lojërat Olimpike do të ndërtohen ose transformohen gjithsej 25 pika në tre zona: zonën urbane të Pekinit, distriktin Yanqing në veriperëndim të kryeqytetit dhe Zhangjiakou. Qendra Kombëtare e Sporteve Ujore, ku do të organizohen ndeshjet e kërlingut dhe kërlingut me rrota, priti kohët e fundit grupin e parë të vizitorëve, rreth 800 nxënës të shkollave të mesme, për një seancë kërlingu. Ky ishte sesioni i parë i sporteve dimërore që nga transformimi i këtij objekti nga "Kub uji" në "Kub akulli" në 21 dhjetorin e vjetshëm.
Garat e skive dhe biatloni do të zhvillohen në Zhangjiakou. (Artan)