"Atletiko" e Madridit ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me sulmuesin francez Moussa Dembele për të zëvendësuar Diego Costa-n që u largua nga ekipi.
Sulmuesi 24-vjeçar u shpreh se është shumë i lumtur që do të bëhet pjesë e njërit nga klubet më të mira në botë: “Kjo është një sfidë e madhe, një klub shumë i njohur kudo në botë, dhe ky është një hap i mirë për mua. Siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj.”
Ekipi spanjoll pagoi 1.8 milionë dollarë për të huazuar Dembelen nga "Lioni" për pjesën e mbetur të sezonit, me një mundësi që kalimi të bëhet i përhershëm më pas.
Dembele shënoi 45 gola për "Lionin" që kur u përfshi në këtë ekip në 2018-n. (Li Huailiang/Artan)