Rreth 80 për qind e njerëzve në Japoni thonë se Lojërat e sivjetshme Olimpike në Tokio duhet të anulohen ose shtyhen, pas shtimit të shqetësimeve në lidhje me shifrat rekord të rritjes së rasteve të koronavirusit, sipas një sondazhi të bërë të dielën nga "Kyodo News".
Sondazhi tregon se 35.3 për qind e të pyeturve shpresojnë që Lojërat të anulohen dhe 44.8 për qind që ato të shtyhen. Ngjarja më e madhe sportive në botë, e shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë, planifikohet të zhvillohet nga 23 korrik deri më 8 gusht në kryeqytetin japonez.
Kryeministri japonez Yoshihide Suga shpalli të enjten gjendjen e jashtëzakonshme për Tokion dhe tre prefektura përreth kryeqytetit, dhe mund të zgjerojë masat në rajone të tjera, teksa Japonia po përpiqet të frenojë rritjen e infeksioneve.
Sipas sondazhit nga "Kyodo News", afro 79 për qind e të pyeturve mendojnë se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme ishte shumë i vonuar. (Li Huailiang/ Artan)