Slaven Biliç është emëruar trajner i ekipit "Guoan" të Pekinit të Superligës Kineze, më pak se një muaj pasi u shkarkua nga "West Brom".

Biliçi e drejtoi "West Brom"-in në ngjitjen nga kategoria e dytë sezonin e kaluar, por ekipi pati vështirësi pas kthimit në "Premier League".

"West Brom" u rendit në vendin e 19-të me vetëm shtatë pikë, teksa periudha 18-mujore e Biliçit si trajner u mbyll dhe ai u zëvendësua nga Sam Allardyce muajin e kaluar.

Biliçi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare për të zëvendësuar ish-trajnerin e "Lionit" Bruno Genesio te "Guoan" i Pekinit, i cili doli i treti në sezonin e rregullt të Superligës Kineze vitin e kaluar.