Me katër lojtare të përfaqësueses kineze në gjirin e saj, skuadra e "Mongolisë e Brendshme" hasi pak pengesa në rrugën për të fituar titullin e parë kampion të Shoqatës Kineze të Basketbollit për Femra (WCBA), në sezonin e vet të dytë në kategorinë më të lartë.
Duke filluar nga 1 tetori 2020, kampionati 20-vjeçar i basketbollit për femra u zhvillua për një periudhë prej tre muajsh në tre faza, për shkak të masave kufizuese ndaj COVID-19.
Edhe "Shangai" fitoi titullin e parë në kategorinë 3x3, kurse trajnerja-lojtare e "Daqing"-ut Ji Yanyan u bë pikëshënuesja më e mirë e të gjitha kohërave në vitin e fundit të karrierës së saj si lojtare. (Artan)