Cristiano Ronaldo tregoi në një intervistë të fundit se ai nuk ka në plan ta mbyllë karrierën futbollistike në të ardhmen e afërt.

Ronaldo do të mbush 36 vjeç në shkurt, por ylli i "Juventusit" thotë se ndihet mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht:

"Nëse ndihesh i motivuar, nuk ka rëndësi. Cristiano tani është mirë. Ndihem (se jam) në një moment të shkëlqyer, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë nesër. Unë jetoj të tashmen, momentin. Momenti është i mirë, ndihem i lumtur. Ndihem ende mirë, në formë dhe në një moment të mirë në jetën time. Shpresoj të luaj shumë, shumë vjet të tjerë."

Pesë herë fituesi i "Topit të artë" është golashënuesi më i mirë në "Serie A" këtë sezon, edhe pse "Juventusi" është vetëm i gjashti në renditje.

Ronaldo tha gjithashtu se ëndrra e tij e ardhshme është të fitojë me Portugalinë Kupën e Botës 2022, e cila mbase do të jetë mundësia e fundit e tij për ta ngritur trofeun historik. (Artan)