Tenistja japoneze Naomi Osaka dhe futbollisti polak Robert Lewandowski janë shpallur "Sportistët më të mirë të vitit 2020" nga Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit Sportiv. Organizata gjithashtu vlerësoi "Bajernin" e Mynihut si "Skuadra më e mirë".
Çmimet janë rezultat i një ankete, ku mbi 400 gazetarë e gazetare nga më shumë se 110 vende dhe rajone votuan për fituesit e këtij viti. (Artan/Fani)