Lionel Messi shënoi golin e 644-t për Barcelonën, duke kaluar rekordin e mbajtur nga Pele për golat e shënuar me një skuadër të vetme.
Argjentinasi barazoi legjendën braziliane me 643 gola fundjavën e kaluar dhe vendosi një pikë referimi të re pasi shënoi kundër Valladolid të martën, duke çuar rezultatin në 3-0 për Barcelonën.
“Kur fillova të luaja futboll, nuk e kam menduar kurrë se do të thyeja një rekord”, shkroi Messi në “Instagram”, citon “Cnn”. (Irma)